Plani për t’u arratisur nga burgu/ Gazetari: Organizatori i skemës ishte Dan Hutra, kontrollet zbuluan lëvizjet e të burgosurve

Shqipëria

Plani për t’u arratisur nga burgu/ Gazetari: Organizatori i skemës ishte Dan Hutra, kontrollet zbuluan lëvizjet e të burgosurve

Më: 5 janar 2024 Në ora: 00:32
Ermal Vija

Dan Hutra u kthye sërish në qendër të vëmendjes së publikut mesditën e kësaj të enjteje. Sipas drejtorisë së Burgjeve, Hutra së bashku me tre të dënuar të tjerë po përgatiteshin për t’u arratisur nga burgu i Fierit.

Ata kishin krijuar mjete alternative me të cilat synonin të prisnin zgarat e hekurit të dritareve dhe prej andej të largoheshin nga institucioni i vuajtjes së dënimit.

Gazetari i kronikës në ABC News, Ermal Vija, i ftuar  në “Ora e fundit” teksa iu referuar burimeve u shpreh se organizatori i këtij plani ishte Dan Hutra, i cili në marsin e vitit të shkuar ekzekutoi me armë tre gra në zonën e Kamzës.

“Dan Hutra është një personazh I njohur, pasi së fundmi, konkretisht në mars të viti të shkuar vrau tre gra në Kamëz dhe plagosi tre të tjera. Ai prej asaj ngjarje mbahet I izoluar në burgun e Fierit”, tha ai.

Ai theksoi se shtimi i kontrolleve ka bërë të mundur zbulimin e planit të Dan Hutrës.

“Ai sot ka tentuar të arratiset nga burgu në bashkëpunim me tre të tjerët. Organizatori ka qenë Dan Hutra, pasi nga kontrollet janë gjetur çarçafët dhe mjetet e tjera”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat