U kap me 3 kg kanabis në makinë, arrestohet 33 vjeçari në Sarandë

Shqipëria

U kap me 3 kg kanabis në makinë, arrestohet 33 vjeçari në Sarandë

Më: 6 janar 2024 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Sarandë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Transportonte me automjet lëndë narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen, vihet në pranga 33-vjeçari.

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike dhe automjeti me të cilin po transportohej kjo lëndë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli”, kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se një shtetas po transportonte një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen e saj, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

33 vjeç, banues në fshatin Markat, Konispol.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 33-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 3 kilogram. Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim shitjen.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin po transportohej.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat