Vetëvrasja e 41-vjeçares/ Xhemali u përpoq të fshihte gjurmët, ja si telefoni i të birit e nxori “zbuluar” para policisë

Shqipëria

Vetëvrasja e 41-vjeçares/ Xhemali u përpoq të fshihte gjurmët, ja si telefoni i të birit e nxori “zbuluar” para policisë

Më: 8 janar 2024 Në ora: 06:30
Foto ilustrim

Këtë të diel në emisionin “Review” u trajtua rasti tragjik i vetëvrasjes së 41-vjeçares Bedrie Loka.

Si shkak i vetëvrasjes fillimisht u tha se ka qenë bullizimi në rrjetet sociale, por duket se 41-vjeçarja ka qenë pre e edhe e dhunës fizike nga bashkëshorti i saj, këtë gjë e kanë dëshmuar edhe vetë fëmijët e tyre.

Në telefonin e djalit të vogël të Bedrie Lokës, janë gjetur tre video ku duket bashkëshorti i saj Xhemal alias Ervis Loka, teksa e dhunon dhe e kërcënon me vrasje.

Ky telefon u dorëzua në polici nga vetë Xhemali, i cili tentoi të fshihte telefonin e tij dhe dorëzoi atë të djalit në polici, këtë gjë e ka konfirmuar edhe vajza e çiftit e cila tha se telefoni e babait të saj, fillimisht tentoi ta fshihte halla, por më pas është dorëzuar në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat