Kishte lidhje me vajzën e mitur, 29-vjeçari del sot para gjykatës në Korçë

Shqipëria

Kishte lidhje me vajzën e mitur, 29-vjeçari del sot para gjykatës në Korçë

Më: 9 janar 2024 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Zhvillohet sot seanca ndaj 29-vjeçarit që u raportua se ka kryer marrëdhënie seksuale me 12-vjeçaren nga Pogradeci.

29-vjeçari do të njihet me masën e sigurisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Korçë.

E ëma e vajzës së mitur, e cila dyshohet se u abuzua seksualisht nga një 29-vjeçar, tregon se lidhjen mes të dyve e zbuloi dy muaj më parë.

Sipas gruas, 12 vjeçarja dhe djali i bashkëjetuesit të saj, flinin bashkë në një dhomë në shtëpinë ku jetonin të gjithë në një fshat të Pogradecit për shkak të kushteve jo të mira ekonomike.

Para se te denonconte rastin e abuzimit në polici, gruaja thotë se i ka pyetur të dy për lidhjen, por ata e kanë mohuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat