Shpëtoi pasi u hodh nga lartësia e pallatit, ndërron jetë pas 24-orësh i riu

Shqipëria

Shpëtoi pasi u hodh nga lartësia e pallatit, ndërron jetë pas 24-orësh i riu

Më: 10 janar 2024 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Ka ndërruar jetë në spital 37-vjeçari i cili u hodh pasditen e të martës nga lartësia e pallatit ku banonte në qytetin e Elbasanit.

Edhe pse u transportua me urgjencë në spitalin e Elbasanit, pavarësisht ndihmës mjekësore, i riu nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të marra.

Dyshohet se shkak për hedhjen nga lartësia e 37-vjeçarit është bërë gjendja e tij e rënduar psikologjike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, se në lagjen “Çlirimi”, shtetasi B. M., 37 vjeç, banues në Elbasan, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ishte vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, informojmë se pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve mjekësore, për shkak të dëmtimeve të rënda, 37-vjeçari ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat