Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me të miturën, pranga 35-vjeçarit në Fier, procedohet një tjetër

Shqipëria

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me të miturën, pranga 35-vjeçarit në Fier, procedohet një tjetër

Më: 11 janar 2024 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Një shtetas është proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se janë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Sipas policisë, një 17-vjeçare ka kallëzuar një shtetas 17-vjeç pasi thekson se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Ndërkohë hetimet vijojnë për të zbardhur dhe verifikuar rastin.

Ndërsa në pranga ka rënë një 35-vjeçar banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë vunë në pranga 35 vjeçarin, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë së Fierit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat