Indeksi i progresit social/Shqipëria humb 4 vende, bien treguesit e lirisë e arsimit

Shqipëria

Indeksi i progresit social/Shqipëria humb 4 vende, bien treguesit e lirisë e arsimit

Më: 12 janar 2024 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Indeksi i progresit social për vitin 2023, ka treguar se situata në Shqipëri është përkeqësuar, për pasojë vendi ynë ka humbur 4 vende krahasuar me një vit më parë.

Shqipëria është renditur e 57 nga 170 shtete pjesëmarrëse në Indeksin e Progresit Social.

Shumë prej komponentëve janë përkeqësuar me të paktën 10 pozicione, siç janë arsimi bazë, shëndeti dhe arsimi i avancuar.

Ashtu si edhe në raportin e një viti më parë dy komponentët që na rendisin mes vendeve të fundit në indeks janë Liria Personale dhe Zgjedhja dhe Cilësia e ujit dhe Kanalizimet, duke na renditur përkatësisht në vendin e 130 dhe  të 94-tërtin.

Nga të gjithë komponentët, vendi ynë është vlerësuar me më shumë pikë te siguria personale dhe strehimi, duke u renditur në vendin e 39 në botë.

Performancë të mirë ka edhe sa i përket ushqyerjes dhe kujdesit bazë mjekësor, aksesit në informacion dhe komunikim, të drejtat personale, në shëndetësi dhe në cilësinë e mjedisit.

Sa i përket vendeve të rajonit, Shqipëria lë pas vetëm Maqedoninë e Veriut, e cila renditet në vendin e 60-të

Në raportin e Indeksit të progresit social, shohim se vendin e parë e kryeson Danimarka me 90.38 pikë, më pas vijnë Norvegjia, Finlanda, Islanda dhe Zvicra në vendin e pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat