Mbylli mandatin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku do të zhvendoset ambasadori Ferit Hoxha

Shqipëria

Mbylli mandatin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku do të zhvendoset ambasadori Ferit Hoxha

Më: 17 janar 2024 Në ora: 09:39
Ferit Hoxha

Qeveria ka vendosur që pas mbylljes së mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB, të zhvendos ambasadorin Ferit Hoxha në BE.

Kush është Ferit Hoxha?

I diplomua në vitin 1988 në Fakultetin e Gjuhëve te Huaja; Gjuhë dhe Kulture Frënge, Universiteti i Tiranës, Shqipëri. Ai gjithashtu është diplomuar edhe në Institutin Holandez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Clingendael”, Hagë. Eksperiencën e parë si diplomat ai e nisi në vitin 1991, në Ministrinë e Jashtme.

Më pas në vitin 1998 u emërua ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë, shef i Misionit të RSH-së pranë Bashkimit Evropian, Bruksel, post të cilin e mban deri në vitin 2001.

Më pas në vitet 2001-2006 u emërua ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH-së pranë Republikës Franceze, Paris dhe në vitet 2003-2006 ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH-së në Republikën Portugeze, me rezidencë në Paris.

Nga viti 2006 deri në vitin 2009 ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në vitin 2009 u emërua ambasador i Shqipërisë në OKB, por është gjithashtu i akredituar si ambasador edhe për Kubën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat