Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Kushtetuesja shqyrton sot kërkesën e deputetëve të Bardhit dhe Berishës

Shqipëria

Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Kushtetuesja shqyrton sot kërkesën e deputetëve të Bardhit dhe Berishës

Më: 18 janar 2024 Në ora: 09:39
Sot do të shqyrtohet kërkesa e depozituar nga grupi i Gazment Bardhit dhe i Berishës.

Këtë të enjte zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese seanca për marrëveshjen me Italinë për azilantët. Sot do të shqyrtohet kërkesa e depozituar nga grupi i Gazment Bardhit dhe i Berishës.

Ishin pikërisht 30 deputetë nga opozita ata që kërkuan që marrëveshja në fjalë, që i hapte rrugë ngritjes së dy kampeve në Shëngjin dhe në Gjadër, që të shpallet e pavlefshme.

Deputetët kërkuan që seanca në Gjykatë të ishte e hapur për publikun, por ajo do të bëhet me dyer të mbyllura për mediat.

Sakaq, seanca pritet të nisë në orën 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat