Vizita e Ramës, reagon Kryeministri i Landit të Bavarisë: Shqipëria i përket Bashkimit Europian

Shqipëria

Vizita e Ramës, reagon Kryeministri i Landit të Bavarisë: Shqipëria i përket Bashkimit Europian

Më: 18 janar 2024 Në ora: 14:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bavari në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU).

Kryeministri i Landit të Bavarisë, Markus Soeder ka publikuar në rrjetin e tij social një album me foto me kryeministrin Rama ku ka theksuar se, “Franz Josef Strauß hodhi themelet e kësaj miqësie të ngushtë me një vizitë në Shqipëri. Ne e kemi forcuar më tej këtë partneritet të veçantë me Zyrën Bavareze të Ekonomisë në Tiranë. E themi qartë: Shqipëria i përket Bashkimit Europian”.

“Faleminderit shumë për vizitën në Kloster Banz, kryeministër Edi Rama! Bavaria dhe Shqipëria tradicionalisht kanë një lidhje veçanërisht të ngushtë.

Franz Josef Strauß hodhi themelet e kësaj miqësie të ngushtë me një vizitë në Shqipëri. Ne e kemi forcuar më tej këtë partneritet të veçantë me Zyrën Bavareze të Ekonomisë në Tiranë.

E themi qartë: Shqipëria i përket Bashkimit Europian”, shkroi Soeder në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat