Ngjela: Ja çfarë e pret Berishën nëse dënohet me vendim të prerë

Shqipëria

Ngjela: Ja çfarë e pret Berishën nëse dënohet me vendim të prerë

Më: 19 janar 2024 Në ora: 08:17
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela komentoi përplaste dhe sherrin që ndodhi dy ditë më parë në Komisionin e Medias, ku deputetët Gazment Bardhi e Flamur Noka u përplasën me Flutura Açkën, ndërsa theksoi se kjo situatë erdhi si pasojë e gjendjes jo të mirë psikike të opozitës. Teksa ishe i ftuar në një studio televizive, Ngjela u shpreh dje se raste të tilla ndodhin kur opozita humbet shpresën se mund të marrë pushtetin dhe shtoi se do të ketë edhe më shumë raste të tilla.

“Opozita është në një gjendje jo të mirë psikike. S’kemi si e shpjegojmë ndryshe. Kur opozita humbet shpresën ndaj pushtetit fillon humbja e ekuilibrit dhe kjo i çon në agresivitete me nivel të ulët. Kjo është aksiomë në krimet politike. Gjithmonë opozita bie në një gjendje të rënduar mendore nëse humbet shpresën edhe pasi kanë kaluar 10 apo 12 vjet pa marrë pushtetin dhe do kemi më shumë raste të tilla”, deklaroi ai.

Mes të tjerash, avokat Ngjela theksoi se opozita do të vazhdojë të humbasë ekuilibrin hap pas hapi dhe se për raste të tilla mund të ketë edhe procese gjyqësore. Sipas Ngjelës, deputetët e opozitës duhet ta kuptojnë se një sjellje e tillë i largon ata gjithmonë e më shumë nga marrja e pushtetit të qeverisjes.

“Parlamenti e ka humbur luftën politike. Këta janë në gjendje mendore jo të qartë për kohën. Kanë pasur mangësi në koshiencën politike por kriza ua nxori në pah. Nuk kanë fuqi t’i rezistojnë gjatë një humbje të thellë. Ekuilibri do vazhdojë të humbasë hap pas hapi. Kam 4 raste të tilla nëpër parlamentet e opozitave që kanë humbur Këtu do shikoni procese gjyqësore, por a do kenë mundësi të kuptojnë se ajo rrugë nuk i sjell dot në pushtet po i largon njëherë e përgjithmonë? Nuk e di, duhet ta shikojnë me vëmendje”, shtoi avokati.

Ndërkohë i pyetur nëse Argita Malltezi mund të jetë e zgjedhura e Sali Berishës në testamentin e tij politik për Rithemelimin, avokati Spartak Ngjela theksoi se ish-kryeministri do humbasë besimin për të bërë testament të tillë nëse dënohet me vendim të formës së prerë nga GJKKO për korrupsion pasiv në aferën e privatizimit të kompleksit “Partizani”. Madje avokati shtoi se në rast të një vendimi të tillë, ky do ishte largimi zyrtar i Berishës nga politika.

“Berisha nuk mund ta konsiderojë veten si testator, pa dalë vendimi i gjykatës. Është politikan me besim të lartë ndaj vetes, nuk mund ta analizojmë si psikik por ka besim tek vetja. Do t’i ikë besimi për të bërë testamentin atëherë kur të dënohet me vendim të formës së prerë të gjykatës, se nuk do jetë më deputet. Ky është largim nga politika. Kjo është në rast se dënohet. Unë nuk e kam parë dosjen e tij, por edhe nëse do e kisha parë, nuk mund të flisja sepse jam avokat jo akuzator”, tha avokati.

Ndërsa sa i takon mundësisë që vajza e Berishës, Argita Malltezi ta pasojë atë në krye të Rithemelimit, Ngjela tha se është brenda normës politike duke nënvizuar se ka shembuj për “parti familjare”. “Brenda normës politike është, ja ku i ke grekët.

Parti familjare”, nuk është vetëm këtu, ja ku e ke grekun familjare 4 breza. Kjo është një gjë normale, nuk e ndërron dot sepse del me vota, kundërshtarët nëse kanë ndonjë gjë për këtë lëvizje duhet t’i drejtohen elektoratit kur vjen votimi të mos japin votën”, nënvizoi avokat Spartak Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat