Ngërçi me Greqinë për Belerin, a do të jetë problem anëtarësimi në BE për Shqipërinë? Gazetarja e njohur zbulon detajet

Shqipëria

Ngërçi me Greqinë për Belerin, a do të jetë problem anëtarësimi në BE për Shqipërinë? Gazetarja e njohur zbulon detajet

Më: 19 janar 2024 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

Gazetarja Monada Mehmetaj në një emision televiziv ka folur lidhur me çështjet e politikës së jashtme të Shqipërisë dhe pozicionimin e saj me rastin “Beleri”.

Mehmetaj u shpreh se një eurodeputet grek ka përmendur rastin “Beleri” në PE duke e konsideruar si shkelje e shtetit të së drejtës.

Megjithatë ajo theksoi se në Parlamentin Evropian ka nisur fushata elektorale dhe se përfaqësuesit grekë po ashtu shfrytëzojnë rastet e tyre për të goditur shtetin shqiptar.

Duke qëndruar në këtë linjë mendimi, ajo u shpreh se në BE ka shtete shumë më të mëdha si Polonia apo Hungaria që kanë probleme me drejtësinë, ndaj edhe anëtarësimi nuk duhet të jetë problem për vendin.

Sipas saj ky ngërç mes Shqipërisë dhe Greqisë është shumë i zgjidhshëm pasi të gjitha shtetet e BE janë pro shtetit ligjor dhe që ky rast të trajtohet nga drejtësia.

“Në fjalën që mbajti eurodeputeti grek Papandreu, a foli për shtetin e së drejtës dhe cilësoi rastin e Belerit si shkelje e këtij rasti. Tashmë në PE ka filluar fushata elektorale e eurodeputetëve dhe secili kërkon të nominohet që të jetë pjesë e Parlamentit në sesionin e shtatorit. Në këtë moment më erdhi në mendje që përfaqësuesit grekë nuk lënë rast pa goditur shtetin shqiptar.

Po të shohim Poloninë, ajo ka shumë probleme me çështjet e drejtësisë, shumë më të mëdha se ne. Anëtarësimi nuk duhet të jetë problem për Shqipërinë. Mendoj se ka ardhur momenti kur vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë, pasi shtete anëtare të BE kanë probleme më të mëdha se vendet e këtij rajoni. Ndërkohë që Hungaria po ashtu është sanksionuar për zbatimin e disa marrëveshjeve.

Do të shihet me shumë interes diskutimi në Asamblenë e Evropës nëse çështjet e Ballkanit Perëndimor do të shtrohen aty për diskutim. Mendoj se ky ngërç mes vendeve është shumë i zgjidhshëm sepse të gjitha shtetet evropiane janë për shtetin ligjor. Të gjithë jemi dakord që rasti t’i kalojë drejtësisë”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat