“Për arsimin investohen 4 mld lekë, prioritet kjo qeveri ka PPP-të”- Meta: Paratë shkojnë aty ku vidhet më lehtë!

Shqipëria

“Për arsimin investohen 4 mld lekë, prioritet kjo qeveri ka PPP-të”- Meta: Paratë shkojnë aty ku vidhet më lehtë!

Më: 20 janar 2024 Në ora: 12:29
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka evidentuar problemet me të cilat përballet arsimi në vend. Në një tryezë për arsimin, Meta thekson se për arsimin në Shqipëri kjo qeveri investon vetëm 2.2% të prodhimit të brendshëm bruto.

Sipas Ilir Metës Shqipëria është e fundit në rajon për investimet në arsim, ndërsa në kërkimin shkencor investohet 56 herë më pak se mesatarja e BE.

“Nga zhvillimi i arsimit dhe gjeneratave të reja varet suksesi i saj. 4 miliardë lekë investohen për arsimin nga 900 miliard që investohet për gjithçka tjetër ku prioriteti janë PPP-të, sepse paratë shkojnë aty ku vidhen më lehtë ndërkohë që duhet të shkonin për arsimin.

Duke i dhënë vetëm 2.2 % të PBB arsimit është e qartë se kësaj qeveri as nuk i bëhet vonë për arsimin. Ndërkohë që Bosnja shpenzon 5 % të buxhetit, Kosova 4.7 %, Mali i Zi 4.2% Serbia 4%. Në kërkimin shkencor investojmë 56 herë më pak se mesatarja e BE.

Sa herë flitet për arsimin qeveria flet për godina, por jo për politika. Shohim që bëhen inaugurime fasadash në fushën e arsimit sepse qëllimi kryesor është vjedhja në emër të tij”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat