Moti i keq në vend, ARRSH: Reshjet e dëborës kanë pushuar, qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale

Shqipëria

Moti i keq në vend, ARRSH: Reshjet e dëborës kanë pushuar, qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale

Më: 22 janar 2024 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar, bën me dije se pas pushimit të reshjeve të dëborës, qarkullimi në të gjithë akset nacionale kryhet pa probleme.

Në një njoftim zyrtar, ARRSH njofton e gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat pasi temperaturat kanë qenë të ulëta.

“Reshjet kanë pushuar në të gjithë vendin. Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat pasi temperaturat kanë qenë të ulëta.

Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat