“Një shaka mes kolegësh u kthye në konflikt/ Gazetarja zbulon një pistë hetimi, kush e kërcënoi gjyqtaren e Tiranës

Shqipëria

“Një shaka mes kolegësh u kthye në konflikt/ Gazetarja zbulon një pistë hetimi, kush e kërcënoi gjyqtaren e Tiranës

Më: 22 janar 2024 Në ora: 15:29
“Një shaka mes kolegësh u kthye në konflikt/ Gazetarja zbulon një pistë hetimi, kush e kërcënoi gjyqtaren e Tiranës

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në një lidhje direkte për “Breaking” ka zbuluar pistat e mundshme se pse mund të jetë kërcënuar gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Arnisa Këlliçi.

Sipas gazetares Hoxha, gjasat janë që kërcënimi nuk lidhet me ndonjë çështje që gjyqtarja ka në dorë, pasi kjo Gjykatë nuk shqyrton çështje të forta që kanë rrezik për jetën.

Hoxha zbuloi se po po merret nën shqyrtim edhe një shaka që gjyqtarja Arnisa Këlliçi kishte bërë ndaj kolegëve që “kam të dhëna që dikush po përgjohet”, shaka e cila nuk është pritur aspak mirë nga kolegët e saj. Por sipas gazetares, kjo pistë nuk është definitive.

“Kallëzimi është referuar sot në mëngjes. Letra është bërë publike dhe dihen të gjitha detajet. Policia ka këqyrur edhe kamerat e sigurisë me shpresën se do gjente një autor të atij që e ka shkruar letrën me shkrim dorë. Në fundjavë policia derisa të mblidhej komisioni, vendosi mbrojtje të parakohshme. Sot KLGJ ka vendosur një mbledhje, derisa të zbulohet çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Në Gjykatë askush nuk hyn pa kontrolluar, as avokatët. Nuk është aq e vështirë për të identifikuar personat që janë futur brenda dhe kush e ka lënë këtë letër kërcënuese për gjyqtaren.

Nuk besoj që lidhjet specifikisht me ndonjë çështje sepse dhoma penale e Tiranës nuk shqyrton çështje të forta dhe që kanë rrezik për jetën. Ka dhe disa pista të tjera, për të cilat grupi po punon. Çështja do të çohet nën hetim për të zbuluar gjurmët papilare. Një pistë tjetër, do të dëshmojë edhe kancelari i gjykatës, por ka dyshime mund të jetë edhe për shkak të një konflikti të ndodhur ditëve të fundit në Gjykatë. Ka dyshime se është përfshirë në një shaka me kolegët, por kjo nuk është pistë kryesore.

Ka qenë një konflikt, ku gjyqtarja është përfshirë në një shaka, kam të dhëna që dikush nga ju është përgjuar. Mbas kësaj shakaje në grup kolegësh, ka pasur disa reagime të ashpra. Konflikti ka edhe dëshmitarë, ka pasur një situatë të ngrirë pse duhet bërë kjo shaka. Kjo nuk është definitive. Janë duke u mbledhur shumë të dhëna dhe kjo është marrë në konsideratë”– tha gazetarja Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat