“Mjeku ka filmuar të miturën dhe ka shpërndarë pamjet”- Gazetarja Lala tregon si Dervish Hasi njohu vajzën

Shqipëria

“Mjeku ka filmuar të miturën dhe ka shpërndarë pamjet”- Gazetarja Lala tregon si Dervish Hasi njohu vajzën

Më: 23 janar 2024 Në ora: 07:27
Gazetarja Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që u zbulua në kryeqytet ku një mjek kardiolog kishte marrë në banesën e tij një vajzë adoleshente dhe me të kishte nisur një marrëdhënie.

E ftuar në emisionin “Open” në News24 Lala zbuloi se Dervish Hasi ishte njohur me vajzën kur ajo ishte vetëm 14 vjeç teksa ajo kujdesej për një të afërm të sajin i cili merrte mjekim nga Hasi.

Ajo shtoi se ai kishte marrë numrin e të miturës dhe aty ka nisur komunikimin e parë me të.

Gazetarja tregoi më tej se Hasi e ka fotografuar dhe filmuar vajzën në pozicione të pahijshme dhe më pas ka shpërndarë pamjet.

“Dervish Hasi u njoh me vajzën kur ishte 14 vjeç. Ajo shkoi në spitalin Shefqet Ndroqi kur kujdesej për një të afërm. Gjatë qëndrimit atje mjeku duke shkelur etikën ka marrë numrin e vajzës dhe ka nisur komunikimin e parë. Ai ka mbajtur vajzën në ambiente të ndryshme pa dijeninë e vajzës. Prindërit kanë bërë çdo përpjekje për të larguar vajzën. Dervish Hasi bashkëjetonte edhe me 3 gra të tjera dhe kishte 7 fëmijë me to. Gjithë komuniteti ku ai jetonte e dinte dhe askush nuk reagonte për të parë gjendjen ku jetonin fëmijët dhe zonjat në fjalë. Ne nuk e dimë nëse ato kanë apo jo të drejta.

Dervish Hasi e ka fotografuar dhe filmuar vajzën dhe më pas ka shpërndarë pamjet. Në momentin që filmon një person vulnerabël si vajzën në fjalë.

Ai e ka filmuar dhe fotografuar vajzën, ndërsa avokatët e kanë mbrojtur duke thënë se feja e lejon të mbajë disa gra. Është shkelje të filmosh një fëmijë sepse nuk gjykon dot”, u shpreh ajo mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat