Ky është nënkomisari që u vetëvra brenda komisariatit të Durrësit

Shqipëria

Ky është nënkomisari që u vetëvra brenda komisariatit të Durrësit

Më: 25 janar 2024 Në ora: 19:17
Arben Pjeçi

Ky është nënkomisari Arben Pjeçi që vrau veten me armën e shërbimit pasditen e së enjtes brenda ambienteve të komisariatit të Durrësit.

Në një njoftim zyrtar, policia e Durrësit tha se nënkomisari u gjet i vetëvrarë me armën e shërbimit brenda zyrës së oficerit të policisë gjyqësorë në komisariat.

Pjeçi ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Durrësit për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”.

Sipas policisë, ai është vetëvrarë në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i formës së prerë që e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e punës me policinë e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat