Ndërtoi në plazhin e “Pemës së Thatë”, arrestohet një tjetër biznesmen në Sarandë

Shqipëria

Ndërtoi në plazhin e “Pemës së Thatë”, arrestohet një tjetër biznesmen në Sarandë

Më: 26 janar 2024 Në ora: 12:22
Sarandë

Policia e Sarandës ka zbuluar gjatë 24-orëve të fundit dy ndërtime pa leje, kun ë prang aka përfunduar një biznesmen, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

Pas kontrolleve të ushtruara në vendin e quajtur “Pema e Thatë” në Ksamil, brenda ambienteve të plazhit u gjet, një rrugë të shtruar me beton, një godinë e sajuar për ambiente tualeti me 7 ndarje si dhe një mur dekorativ betoni.

Për këtë rast është shpallur në kërkim biznesmeni K. I, 40 vjec banues në zonën e Gjashtës, Sarandë.

Ndërkohë është ndaluar me iniciativë biznesmeni Ilia Marini, 60 vjeç. Në një dyqan të marrë me qera nga ana e tij, policia ka konstatuar një shtesë me përmasa 13.4 m2, të ndërtuar nga ana  e tij pa leje me qëllime përfitimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat