Autonomia spitalore/ Rama: Më shumë përgjegjësi dhe më shumë të ardhura për mjekët

Shqipëria

Autonomia spitalore/ Rama: Më shumë përgjegjësi dhe më shumë të ardhura për mjekët

Më: 26 janar 2024 Në ora: 12:27
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha këtë të premte se shëndetësia në Shqipëri është në një stad krejt të ri. Ai tha se tashmë asnjë qytetar i Shqipërisë pavarësisht gjendjes ekonomike, nuk duhet të ndihet i braktisur.

“Asnjë qytetar shqiptar pavarësisht nivelit ekonomik, nuk ka sot asnjë arsye që të ndihet i braktisur. Çdo qytetar shqiptar sot e ka mundësinë të marrë një shërbim shëndetësor dinjitoz, falë faktit se kemi një sërë spitalesh që janë në disa qendra  të vendit që formojnë kushte dhe shërbim dinjitoz. Sot jemi në një fazë tjetër.

Hyjnë në një kapitull të ri falë edhe faktit se spitali memorial shërbeu për të pilotuar autonominë menaxheriale dhe brenda vitit synojmë të hapim në këto spitale, që do të certifikohen, edhe praktikën e dyfishtë, pra mjekët që punojnë në këto spitale dhe që janë të dëshiruar dhe të kërkuar nga qytetarët për të ofruar shërbim përtej orarit të punës, të shfrytëzojnë kushtet se spitalit për të ofruar një shërbim ekstra, i cili do jetë shërbim me pagesë, ku 70% do i marrë mjeku dhe 30% i mbetet spitali.

Në këtë mënyrë hyjmë më në fund në europë, në mënyrën e konceptimit të sistemit publik, ku mjekët nuk janë rrogëtarë, apo të shikojnë majtas e djathtas, por kur paguhen me rrogë dinjitoze e nëse punon më shumë të paguhet.

Në momentin kur spitali të kalojë në autonomi të plotë, do vendosin ata si një strukturë e pavarur se si do të shfrytëzohen fondet, cilat medikamente do porositen dhe në të njëjtën kohë se si do të shpërblehen ekstra, nga të ardhurat e spitalit, mjekët."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat