Ashpërsimi i Kodit Penal për abuzimet seksuale me të mitur, hoxha befason me deklaratën: Të kesh më shumë se dy gra nuk është krim

Shqipëria

Ashpërsimi i Kodit Penal për abuzimet seksuale me të mitur, hoxha befason me deklaratën: Të kesh më shumë se dy gra nuk është krim

Më: 30 janar 2024 Në ora: 09:16
Hoxha Hajredin Dizdari

Kodi Penal do të ndryshojë dhe seksioni i krimeve seksuale nga 8 nene që ka tani do të ketë 23.

Sipas Draftit, mosha për të shprehur dakordësinë për të hyrë në një marrëdhënie seksuale do të rritet nga 14 në 16 vjeç. Po ashtu parashikohet të rritet edhe dënimi.

Hoxha Hajredin Dizdari tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se islami nuk detyron askënd që të ketë martesa të dyta dhe të treta, por e lë këtë në dorë të individit në varësi të rrethanave.

Sipas tij, në kodin penal të Shqipërisë të kesh 2 a më shumë partnere nuk cilësohet kundërvajtje apo krim.

“Sa i përket rasteve të tilla ajo që duhet të dihet është se islami nuk detyron askënd të ketë martesa të dyta të treta, e ka lënë në dorë të individit në rastet që ai e shikon të arsyeshme kur bashkëshortja e parë nuk lind fëmijë, por nuk është një marrëdhënie e detyruar. Keqinterpretimi bëhet kur thuhet a është ky një krim. Aktualisht në kodin penal të Shqipërisë, pasja e më shumë se 1 partnereje nuk është kundërvajtje penale, as krim. Ky është kodi penal i Shqipërisë”, tha hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat