Aksidenti me tre të plagosur në Gjirokastër! Me shpejtësi tej normave të lejuara përfunduan në kanal, arrestohet një person

Shqipëria

Aksidenti me tre të plagosur në Gjirokastër! Me shpejtësi tej normave të lejuara përfunduan në kanal, arrestohet një person

Më: 30 janar 2024 Në ora: 14:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Të tjera detaje nga aksidenti i mëngjesit të së hënës në aksin “Ura e Kardhiqit- Gjirokastër”, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

Policia ka arrestuar në flagrancë njërin nga drejtuesin e automjeteve të përfshira në aksident, shtetasin F. K., 25 vjeç, banues në fshatin Prongji.

Si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e automjetit tjetër, shtetasin F. K., 31 vjeç, banues në Gjirokastër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat