Identifikohen viktimat e ngjarjes në Korçë/ Flet djali i të moshuarës: Të shtunën bisedova me motrën, ishin mirë

Shqipëria

Identifikohen viktimat e ngjarjes në Korçë/ Flet djali i të moshuarës: Të shtunën bisedova me motrën, ishin mirë

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 20:42
Viktimat e Korçës

Vijojnë të zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Korçë ku u gjetën të pajeta nënë e bijë brenda banesës së tyre. Djali i të moshuarës, njëkohësisht vëllai i shtetases tjetër, ka treguar se ditën e shtunë ka biseduar me të motrën.

Ditën e shtunë vajza ka çuar në spital nënën për shkak se kishte oksigjenin e ulët. Atje i kanë thënë që e moshuara nevojitet të shtrohet, por vajza nuk ka pranuar pranuar ta lërë nënën e saj në spital.

Të dyja, nënë e bijë janë kthyer në banesë dhe më pas nuk dihet asgjë çfarë ka ndodhur. Dyshohet e para janë se vajza mund të ketë pësuar atak, ndërsa nëna ka ndërruar jetë më pas, në pamundësi për të lëvizur, dhe për shkak të mungesës së ilaçeve në banesë.

Vajza ishte me profesion mësuese në Vithkuq. Vllai që jetonte në Greqi ka ardhur vetë në banesë dhe i ka gjetur në banesë të vdekura pas ndërhyrjes së zjarrfikësve për hapjen e derës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat