“Djalit në telefon i tha hajde se kam pirë helm”/ Drajci për vdekjen e nuses së saj: Nënës i tregoi se nuk ishte mirë

Shqipëria

“Djalit në telefon i tha hajde se kam pirë helm”/ Drajci për vdekjen e nuses së saj: Nënës i tregoi se nuk ishte mirë

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 14:55
Vjehrra e viktimës

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Lushnjë, ku një vajzë 18-vjeçare i dha fund jetës, duke pirë fostoksinë.

Policia raportoi se shkak për aktin e rëndë që ka ndërmarrë Bruna M. kanë qenë konfliktet vazhdueshme me bashkëshortin e saj, 24-vjeçarin me iniciale E. Drajci.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme familjarët e djalit, përkatësisht mamaja e tij, Sajmira Drajci, tha se vajza e ka marrë djalin e saj në telefon ku i ka treguar për veprimin.

Paraprakisht ajo shtoi se 18-vjeçarja i ka thënë mamasë së saj se nuk ndjehej mirë.

“Ka ardhur këtu e ka bërë gjestin. Nuk dimë gjë. I ka thënë djali po iki të pijë një kafe në lokal, mirë i ka thënë. Më pas ka marrë çunin në telefon dhe i ka thënë që hajde se unë piva helmin. Më ka bërë hatanë. Vetë e ka marrë djalin në telefon. Çuni në sekond ka ardhur, me 200 e ka çuar makinën. Kjo ka ndodhur pasi ka ardhur nga shkolla. Ka shkuar te nëna vet dhe i ka thënë nuk jam mirë. Na ka bërë hatanë. Pastaj ka marrë djalin. Unë kam qenë në punë nuk di gjë”, tha vjehrra e viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat