​Aksident në Korçë, një i vdekur e pesë të plagosur

Shqipëria

​Aksident në Korçë, një i vdekur e pesë të plagosur

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjetër janë lënduar si pasojë e një aksidenti sonte në Belorta të Korçës.

Në aksident u përfshinë një makinë tip “Hyundai” dhe një tjetër tip “Volkswagen”.

Viktima u identifikua si Elvis Mizaku nga Tërova, ndërsa të lënduarit e tjerë u dërguan në spitalin e Korçës.

Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që pritet zbardhja nga grupi hetimor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat