Merr flakë baraka në Gjirokastër, shpëtohen anëtarët e komunitetit rom

Shqipëria

Merr flakë baraka në Gjirokastër, shpëtohen anëtarët e komunitetit rom

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Një barakë, në të cilën jeton një familje rome, është përfshirë nga flakët në Gjirokastër. Zjarrfikësit ndërhynë për të shpëtuar jetën e pjesëtarëve të familjes Ahmeti. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Zinxhira.

Siç raporton gazetari Elidon Berberi baraka ka marrë flakë nga soba e drurit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse në kohë rekord, ku arritën të shpëtonin jetët njerëzore.

Nga zjarri u dogj e gjithë baraka me të gjitha pajisjet dhe orenditë e saj.

Baraka banuese ishte në pronësi të Riza Ahmetit pjesëtar i komunitetit rom.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat