Safet Gjici flet për skandalin në zyrë: Paguan për ta bërë atë video

Shqipëria

Safet Gjici flet për skandalin në zyrë: Paguan për ta bërë atë video

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 17:05
Safet Gjici

Ka përfunduar mbrojtja në gjykatë për ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin.

Gjici foli për herë të parë rreth skandalit në zyren e Komunës, ku iu publikua një video duke kryer marrëdhënie seksuale.

“Kjo është kjo një hakmarrje personale e Abedin Urucit sepse unë i pamundësova për të marrë ca prona të bashkisë të zaptuara kur erdha në krye të bashkisë. Unë kam shkelur vetëm etikën. Nuk kam shkelur asnjë nen asnjë ligj. Kërkoj të shpallem i pafajshëm. Videon e ka paguar kundërshtari im politik Uruci. Edhe sot them si ka mundësi qe rashë pre e atij provokimi. U kërkoj falje familjarëve”, tha ai në gjykatë.

Kujtojmë se Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ishte arrestuar para 8 muajsh pas publikimit të videoskandalit ku kryente marrëdhënie seksuale në zyrë. Arrestimi i Gjicit ka ardhur me urdhër të SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat