Avokati Cakrani: Edhe arma merret me miqësi si patenta, kanë edhe të rrezikshmit

Shqipëria

Avokati Cakrani: Edhe arma merret me miqësi si patenta, kanë edhe të rrezikshmit

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 10:37
Avokati Kujtim Cakrani

Avokati Kujtim Cakrani është shprehur se është shumë e thjeshtë në Shqipëri që të sigurosh një armë zjarri me leje.

Komentet Cakrani i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se njësoj si marrja e patentës, edhe arma sigurohet përmes miqësive, edhe nëse nuk përmbush kriteret.

Ai tha se duhet të tregohemi të kujdesshëm, pasi shumë persona, të cilët mund të jenë edhe të rrezikshëm, janë të pajisur me armë me leje.

“Për të marrë një armë, ne që jemi profesionistë, unë që jam avokat, duhet të paraqitet dhe të bëjë kërkesë në drejtorinë e Policisë së qarkut ku është dhe aty nisin procedurat. Pra kontrollohet gjithë personaliteti i personit dhe pastaj vendosin të ta japin, sepse më parë ka qenë më e lehtë.

Por gjithsesi këto rregulla nuk është se zbatohen në mënyrë të rreptë nga ana e atyre që kanë të drejtën për ta lëshuar këtë. Merret si merret një patentë makine me shoqëri, me miqësi, etj.

Kjo është arsyeja pse duhet patur një kujdes i shtuar, sepse të gjithë sot janë të pajisur me armë me leje. Armën e zgjedh vetë atje pastaj. Mund të zgjedhësh një pistoletë TT, një Bereta, etj. Pra nuk ka asnjë vështirësi për t’i pajisur me armë me leje”, tha avokati Cakrani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat