Punonte i pasiguruar, 65-vjeçari bie nga skela! Arrestohet pronari i fabrikës së përpunimit të vajit

Shqipëria

Punonte i pasiguruar, 65-vjeçari bie nga skela! Arrestohet pronari i fabrikës së përpunimit të vajit

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Një 65-vjeçar ka rënë nga skela ku po punonte në një fabrikë të përpunimit të vajit në Fier mesditën e djeshme.

I dëmtuari, shtesasi me iniciale T. C., ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa rezulton se punonte i pasiguruar.

Pas ngjarjes është arrestua pronari i fabrikës, 62-vjeçari Bajram Dine për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një fabrikë për përpunimin e vajit, arrestuan shtetasin B. D., 62 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

62-vjeçari (pronari I fabrikës), u arrestua sepse gjatë procesit të punës në fabrikën e tij, për përpunimin e vajit, në Fier, më datë 08.02.2024, rreth orës 13:40, ra nga skela shtetasi T. C., 65 vjeç, i cili nga verifikimet rezultoi se ka qenë punonjës i pasiguruar.

I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat