Në kërkim për vrasje, rrëmbim personi e kultivim të bimëve narkotike, ekstradohen drejt Italisë dhe Spanjës tre persona

Shqipëria

Në kërkim për vrasje, rrëmbim personi e kultivim të bimëve narkotike, ekstradohen drejt Italisë dhe Spanjës tre persona

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Tre persona, të shpallur në kërkim për vrasje, rrëmbim personi e kultivim të bimëve narkotike, u ekstraduan drejt Italisë dhe Spanjës.

Shkëlzen Keqi (Deliu) u ekstradua në Itali. Më datë 18 gusht 2022, 41-vjeçari dyshohet se në vendin e quajtur “Castelnuova val di Cecina” në Piza  ka vrarë me armë zjarri, shtetasin shqiptar E. K.

Edhe Daniel Gjoni u ekstradua në Itali. Në gusht të vitit 2023, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se 23-vjeçari ka dhunuar dhe rrëmbyer disa të rinj për t’i grabitur.

Ndërsa në Spanjë u ekstradua Dienis Hoxhaj (Haskaj (Jazaj). Gjatë vitit 2023, si pjesëtar i një grupi kriminal, 34-vjeçari ka qenë i përfshirë në veprimtarinë e kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, nëpërmjet lidhjeve ilegale të energjisë elektrike. Grupit kriminal ku bënte pjesë 34-vjeçari, i janë sekuestruar 13 196 bimë narkotike cannabis sativa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat