Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për sot

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 07:37
Foto ilustrim

Deri në mesditë, alternimet e kthjellimeve dhe vranësirave do të do të mbizotërojnë në pothuajse gjithë vendin. Më të theksuara vranësirat priten në zonat malore veriore dhe veriperëndimore të territorit duke gjeneruar reshje të pakta shiu, në zonat e thella malore do të ketë reshje të izoluara dëbore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin duke rikthyer motin e kthjellët dhe vranësirat e herë pas hershme.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat