Përfshihet nga flakët një automjet në Gjirokastër

Shqipëria

Përfshihet nga flakët një automjet në Gjirokastër

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Një automjet është përfshirë nga flakët të hënën në mbrëmje. Dyshohet se shkak ka qënë një shkëndijë elektrike.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 12.02.2024, rreth orës 23:45, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, një automjet i parkuar në lagjen “Kodra e Shtufit”, në pronësi të shtetasit B. G. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat