Sherr në Korçë, dy vëllezërit plagosin një person

Shqipëria

Sherr në Korçë, dy vëllezërit plagosin një person

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Më datë 14.02.2024, rreth orës 11:00, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit Xh. H., dhe R. H., (vëllezër), banues në Korçë.

Dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasin S. S., i cili aktualisht ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.

Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat