Ligji i ri për sigurinë kibernetike merr “OK”, frikë për sulme nga Rusia

Shqipëria

Ligji i ri për sigurinë kibernetike merr “OK”, frikë për sulme nga Rusia

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 20:11
Ilustrim

Veç Iranit, Shqipëria mund do të goditet nga sulme kibernetike nga Rusia.

Shqetësimin e ngriti në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, kreu i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike dhe Certifikimit Elektronik, Igli Tafa

“Në këtë aspekt, Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit e ka jetike që të investojë në fushën e sigurisë kibernetike pasi ajo është e lidhur drejtpërdrejtë me sigurinë e secilit prej nesh”, tha Tafa.

Nisur edhe nga sulmet e fundit nga Parlamentit dhe Institutit të Statistikave, qeveria ka hartuar dhe depozituar për shqyrtim në komisione projektligjin e ri “Për Sigurinë Kibernetike.”

“Efektet financiare në buxhetin e shtetit për pesë vite kanë impaktin financiar të rreth 11 miliardë e 500 milionë lekë”, u shpreh Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin.

Në total, kosto e përllogaritur e ligjit të ri që ka për synim ngritjen e një qendre kontrolli në gjithë vendin për sulmet kibernetike është 180 milionë dollarë. Pjesa tjetër e parave, rreth 70 milionë dollarë pritet të merren në formë donacioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli dhe Arabia Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat