Rama në Bruksel: Po bëjmë detyrat e shtëpisë, BE të hapë dyert për rajonin

Shqipëria

Rama në Bruksel: Po bëjmë detyrat e shtëpisë, BE të hapë dyert për rajonin

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 11:01
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian për Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Në fjalën e tij në takimin e zhvilluar lidhur me këtë temë, Rama i bëri thirrje Parlamentit Europian që të hapë dyert e BE për vendet e rajonit.

“Prandaj ka të bëjë me detyrat e shtëpisë, që ne duhet t’i bëjmë që të jemi një shtet anëtar me mirëfunksionimin e vetë. Është e vetmja mënyrë për të përkufizuar rolin e shtetit. Ndërkohë që ne bëjmë detyrat tona të shtëpisë, BE duhet të na i hap të gjitha dyert.

Ndaj uroj fort që dhe Parlamenti Europian do të çelë dyert, në fund të fundit edhe po nuk votuan këto procese, kjo nuk është dramë. Nga ana tjetër njerëzit do të kuptojnë se nuk ka asgjë. Shumë njerëz priren ta shohin BE si një vend që është si një bankë parash dhe është, por në qendër nuk është kjo”, tha Rama mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat