Shqipëria po plaket me ritmin më të lartë në Evropë, pavarësisht moshës së re

Shqipëria

Shqipëria po plaket me ritmin më të lartë në Evropë, pavarësisht moshës së re

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Shqipëria po plaket. Edhe pse ende renditet ndër vendet me popullsinë më të re në Europë, ritmi me të cilën mosha media po rritet është i lartë.

Në vitin 2022, mosha mediane e shqiptarëve arriti 38,2 vjeç nga 27,6 vjeç që ishte në vitin 2002.

Sipas të dhënave të Eurostat, përgjatë dy dekadave popullsia e Shqipërisë është plakur me 10.6 vit. Kjo është norma më e lartë mes gjithë vendeve të Europës, që kanë një mesatare me 4.7 vite rritje  në 20 vjet.

Ritmi i plakjes ka vijuar edhe përgjatë vitit të fundit, sipas të dhënave të INSTAT, në 1 janar të 2023, mosha mediane e Shqipërisë ishte  38,8 vjeç, në një kohë që popullisia  e  Bashkimit Europian arriti 44,5 vjeç.

Midis viteve  2013 dhe 2023, mosha mesatare u rrit në të gjitha vendet e BE-së, përveç Maltës dhe Suedisë, ku u ul përkatësisht -0,4 dhe -0,1 vjeç, dhe Gjermanisë, ku mosha mesatare mbeti e pandryshuar.

Vendi Europian me popullsinë më të re në moshë është Kosova me moshe mediane 31.1 vite me 2022, Azerbajxhani me 33.8 vite, Islanda me 36.7 vite dhe Shqipëria me 38.2 vite në të njëjtin nivel më Gjeorgjinë.

Në krahun tjetër Italia është shteti me popullsinë më të plakur të Europës.

Ikja e popullsisë në emigracion, kryesisht në moshë të re dhe rënia e lindjeve po sjellin një rritje të moshës mediane në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat