Kandidat për ambasador në Maqedoni të Veriut, flet djali i ish-presidentit Rexhep Mejdani

Shqipëria

Kandidat për ambasador në Maqedoni të Veriut, flet djali i ish-presidentit Rexhep Mejdani

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 10:49
Komisioni zhvilloi një seancë dëgjimore me Denion Meidanin

Komisioni për Politikën e Jashtme zhvilloi një seancë dëgjimore me Denion Meidani, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në drejtimin e kryetares Mimi Kodheli, Komisioni për Politikën e Jashtme zhvilloi sot mbledhjen e radhës në platformën online “Zoom”.

Komisioni zhvilloi një seancë dëgjimore me Denion Meidanin, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, rezident.

Gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve të komisionit, Meidani u shpreh se, Maqedonia e Veriut nuk është vetëm një fqinj i mirë, por një partner, aleat dhe bashkudhëtar mbështetës në udhëtimin e përbashkët në proceset e integrimit rajonal dhe evropian.

Meidani nënvizoi se një ndër prioritetet e tij është forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe avancimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive, jo vetëm kanë institucionalizuar më tej marrëdhëniet tona, por kanë ndikuar dhe do të vijojnë të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së shtetasve tanë. Duhet të konsiderojmë bashkëveprimin si një histori suksesi. Me vizion e guxim po ndërmerren së bashku reforma serioze. Bashkëpunimin rajonal do ta kem prioritet. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona përbëjnë shembull të bashkëpunimit në rajon dhe zotohem se do jem i përkushtuar që këto marrëdhënie t’i avancojmë më tej”, u shpreh Meidani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat