“PD dhe opozita u bashkuan”- Gazment Bardhi nga Devolli: Për gabimet e lidershipit ne jua shtuam vështirësitë!

Shqipëria

“PD dhe opozita u bashkuan”- Gazment Bardhi nga Devolli: Për gabimet e lidershipit ne jua shtuam vështirësitë!

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 11:57
Gazment Bardhi

Gazment Bardhi nga Devolli ndau dy lajme që siç tha ai janë të mira, e para bashkimi i PD dhe e dyta bashkimi i opozitës.

Në fjalën e tij, Bardhi u shpreh se tashmë është koha për veprim, duke bërë thirrje që të shkohet fshat me fshat dhe qytet me qytet, për të krijuar besimin e qytetarëve.

Ai u shpreh se PD dhe opozita në vitin 2025 do të fitojë, por duhet punë dhe kurajo për të mos u dorëzuar.

“Ka dy lajme të mira që lidhen me bashkimin e PD dhe të opozitës, si premisa kërkesa dëshira që vinte nga çdo anëtar dhe simpatizant i PD. Unë jam i bindur se edhe ju ndani të njëjtën mendim që ndoshta për gabimet e lidershipit me përçarjen tonë ne jua shtuam vështirësitë. Ju kaluat gjithë bashkë një betejë të pabarabartë, luftuat me kandidatin tonë këtu, ishit të gjithë të bashkuar rreth kandidatit dhe u përballet rreth një gare. Edhe pse rezultati nuk ishte ai që prisnim unë shoh vendosmërinë tuaj për të mos u dorëzuar, për ty përballur dhe për të fituar në zgjedhjet e 2025.

Ky padyshim është një frymëzim dhe na jep edhe në kurajo që këtë vendosmëri që gjejmë në Devoll ta shtrimë në gjithë Shqipërinë. Nëse ne nisemi punë që sot, derë më derë, fshat më fshat, qytet me qytet dhe nëse arrijmë të fitojmë besimin e qytetarëve, PD, opozita e bashkuar duhet dhe do të jetë fituese në 2025”, tha Bardhi, i cili bëri thirrje që më “20 shkurt të gjithë të mblidhen në Tiranë për të protestuar”.

Po ashtu, Bardhi tha se kush ka vjedhur me fondet e bujqësisë duhet të shkojë në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat