Kërcënoi për gjakmarrje 57-vjeçarin që u përfshi në një aksident ku i vdiq i vëllai, prangoset 42-vjeçari

Shqipëria

Kërcënoi për gjakmarrje 57-vjeçarin që u përfshi në një aksident ku i vdiq i vëllai, prangoset 42-vjeçari

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 42-vjeçar, i cili kërcënoi për gjakmarrje një shtetas.

Uniformat blu, raportojnë se i arrestuarti me iniciale E. B., ka kërcënuar 57-vjeçar që rreth 10 vjet më parë ka qenë i përfshirë në një aksident rrugor ku humbi jetën i vëllai.

“Këto shërbime arrestuan dhe shtetasin E. B., 42 vjeç, banues në Shkodër,.

Kjo pasi ai pasi dyshohet se ka kanosur për gjakmarrje, një 57-vjeçar që rreth 10 vjet më parë ka qenë i përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e vëllait të shtetasit E. B.”, njofton policia e Shkodrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat