Partia Sociale tërheq amnistinë nga votimi – Opozita: U dështoi pazari

Shqipëria

Partia Sociale tërheq amnistinë nga votimi – Opozita: U dështoi pazari

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Shumica e depozitoi një kërkesë për të hequr nga rendi i ditës projektligjin për “Amnistinë Penale” pasi nuk arriti të bindë asnjë nga grupimet e opozitës për ta miratuar këtë dokument që kërkon një shumicë të cilësuar prej 84 votash.

Gazment Bardhi pas seancës tha se dinte arsyet përse socialistët u tërhoqën nga votimi.

“Për shkak se nuk arritën dot pazaret e tyre e tërhoqën”, tha Bardhi.

Por socialistët kanë një  tjetër version mbi arsyen e tërheqjes. Ministri i Drejtësisë dhe kryetari i grupit parlamentar thanë se vendimi lidhet me një traditë parlamentare ku prevalon konsensusi kur bëhet fjalë për amnistinë penale.

“Ne i kemi solide votat. Kemi duruar për të respektuar traditën”, tha Bledi Çuci.

“Nuk kërkojmë absolutisht votat e njërit grupim apo grupimit tjetër. Bisedimet janë tek drafti, s’ka bisedime të fshehta”, tha Manja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat