Po shikonte ndeshje basketbolli në Tiranë, i mituri shembet në tokë dhe humb jetën

Shqipëria

Po shikonte ndeshje basketbolli në Tiranë, i mituri shembet në tokë dhe humb jetën

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Një 16-vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të shtune në kryeqytet.

Ai ka qenë duke parë një ndeshje basketbolli në pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, por papritmas është rrezuar në fushë.

Më pas i mituri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve, 16-vjeçari nuk mundi dot të mbijetojë.

Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat