Vrasja e babait nga fëmijët në Durrës, gazetari Laçi: Një ''Citroen'' dhe një ''Audi'' ngritën dyshimet e policisë

Shqipëria

Vrasja e babait nga fëmijët në Durrës, gazetari Laçi: Një ''Citroen'' dhe një ''Audi'' ngritën dyshimet e policisë

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 21:40
Dritan Laçi

Gazetari, Dritan Laçi i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora Neës u shpreh se ajo që ngriti dyshimet për vrasjen e babait nga fëmijët në Durrës është largimi i makinës së viktimës një dita pasi u raportua I zhdukur nga djali I tij .

Laçi: Krimi nuk ishte se si të ishte i përsosur.

Duke filluar që në mënyrën kronologjike, që në faktin që familja shkon pas tre ditësh për të denoncuar zhdukjen e babait por ato nuk interesohen më për babain.

Pastaj investohet policia për ta zbuluar.

Ajo që konstatohet është se në mëngjesin e datës 11 shkurt se me 10 shkurt djali raportoi zhdukjen e babait vihen re dy makina që dalin nga rrugica e banesës.

Një ‘’Citroen’’ makina e viktimës dhe një ‘’Audi’’ që drejtohej nga djemtë e viktimimës me qëllim për të krijuar një alibi të rreme, për të cuar makinën diku tjetër dhe për tu kthyer në banesë do ktheheshin me ‘’Audi’’ dhe këtu ka filluar  gjithë dyshimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat