Tirana përgatitet për mikpritjen e Zelensky

Shqipëria

Tirana përgatitet për mikpritjen e Zelensky

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 17:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Tirana po bëhet gati të mirëpresë një tjetër samit të rëndësishëm atë Ukrainë-Evropa Juglindore.

Mbërritja e presidentit Zelensky në vendin tonë pritet mbrëmjen e sotme, ndërsa sikurse e ka në traditë, Tirana është veshur me flamurin blu e verdhë.

Fillimisht parashikohet një takim në kryeministri mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Ukrainës. Më pas do ti drejtohen pallatit të kongreseve nga ku në këtë tapet të kuq do të mbërrijnë në Samitin e organizuar nga Qeveria Shqiptare, 13 udhëheqës të 13 shteteve nga Europa Juglindore.

Pjesa e parë e samitit do të jetë e hapur nga kjo sallë për të vijuar me dyer të mbyllura e më pas konkluzionet do të jepen në një konferencë për shtyp.

Shqipëria e organizon këtë Samit në vazhdën e qëndrimeve të guximshme e të unifikuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-s me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Samiti vjen si një tjetër mbështetje për Ukrainën dhe në të denoncuarin e agresion të paligjshëm Rus dhe krimet që ka sjellë ai.

Ftesë për të marrë pjesë ka edhe presidenti Serbisë Aleksandër Vuçiç vendi të cilit është përfshirë në mitingje pro ruse. Pjesëmarrja e mundshme e Vuçiç nuk do të mirëpritet nga Moska të cilës Serbia ka refuzuar ti vendosë sanksioneve siç ka kërkuar BE-ja.

Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani. Ky samit shihet si një mundësi e mirë për intensifikimin e përpjekjeve në njohjen shtet të Kosovës nga Ukraina. Presidenti Turqisë Rexhep Taip Erdogan do ti bashkohet samitit përmes një video mesazhi nga Ankaraja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat