Samiti i Sigurisë për Ukrainën në Tiranë/ Meçe: Mesazhi i qartë, faktori shqiptar po fuqizohet!

Shqipëria

Samiti i Sigurisë për Ukrainën në Tiranë/ Meçe: Mesazhi i qartë, faktori shqiptar po fuqizohet!

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 06:58
Samiti i Sigurisë për Ukrainën në Tiranë/ Meçe: Mesazhi i qartë, faktori shqiptar po fuqizohet!

Presidenti Ukrainës Volodymir Zelensky ka mbërritur në Tiranë, për Samitin e Sigurisë për Ukrainën që do të mbahet në kryeqytet.

Analisti Arben Meçe në një intervistë në “Ora e Fundit” në “ABC News”, vlerësoi mbajtjen e këtij Samiti në Tiranë, duke thënë se u zgjodh kryeqyteti edhe për të dhënë një mesazh të rëndësishëm të rolit dhe të faktorit shqiptar.

Ajo që bie në sy është mungesa e Greqisë dhe kjo lidhet me faktin se faktori shqiptarët po fuqizohet më shumë. U zgjodh Tirana sepse synon të përcillet mesazhi që faktori shqiptar është i rëndësishëm, dhe ky Samit konsolidon edhe njëherë qëndrimin e Shqipërisë drejt strukturës euroatlantike. Ajo që bie më shumë në sy është gjithashtu fakti që edhe njëherë Shqipëria po e vendos veten e vet në krahun e Aleancës”, ka thënë analisti Meçe.

Gjithashtu ai shtoi se Samiti Ukrainas që do të mbahet ën Tiranë është më shumë rëndësi sepse evidenton rolin gjeopolitik të Shqipërisë.

Ne të gjithë e njohim Serbinë si bishtin e Rusisë, Europa po bën përpjekje për ta tërhequr në krahun Perëndimor. Ky Samit ka pjesëmarrës edhe misione të SHBA dhe të BE, fakti që ky mision i është dhënë Shqipërisë nuk është vetëm një nder i madh, por edhe përcaktues i qartë i raportit të Shqipërisë me BE”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat