Pak para nisjes së samitit për planin e rritjes, Rama: Mbështetje e re për vendet e rajonit

Shqipëria

Pak para nisjes së samitit për planin e rritjes, Rama: Mbështetje e re për vendet e rajonit

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 08:04
Pritja për samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor për planin e ri të rritjes.

Tirana do të mirëpresë një tjetër samit të rëndësishëm.

Atë të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor për planin e ri të rritjes.

Kryeministri Edi Rama, teksa ka ndarë një foto nga salla ku do të zhvillohen punimet, thotë se samiti do të ofrojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit.

“Mirëmëngjes dhe me veçantinë e një tjetër dite, ku Shqipëria mikpret Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE për Planin e Ri të Rritjes, i cili do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit tonë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, ka shkruar kryeministri Rama në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat