Samiti i Ballkanit Perëndimor me BE mbi planin e ri të rritjes ekonomike, Rama pret të ftuarit në Pallatin e Kongreseve

Shqipëria

Samiti i Ballkanit Perëndimor me BE mbi planin e ri të rritjes ekonomike, Rama pret të ftuarit në Pallatin e Kongreseve

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 10:06
E para që ka mbërritur në tapetin e kuq ka qenë Majlinda Bregu

Pas samitit të zhvilluar dje në Tiranë për Ukrainën, sot kryeqyteti pret një tjetër samit, atë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të lartë të BE-së, me fokus integrimin e rajonit në Bashkimin Europian dhe zbatimin e planit të rritjes ekonomike.

Kryeministri Edi Rama si organizator i këtij aktiviteti ka pritur liderët e Ballkanit Perëndimor në Pallatin e Kongreseve.

E para që ka mbërritur në tapetin e kuq ka qenë Majlinda Bregu.

Ajo mban edhe detyrën e Sekretares se Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat