Rama: Samiti për Ukrainën tregoi që rajoni është larg duarve të Rusisë

Shqipëria

Rama: Samiti për Ukrainën tregoi që rajoni është larg duarve të Rusisë

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 13:34
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Samiti për Ukrainën dje tregoi që rajoni është larg duarve të Rusisë.

Kështu deklaroi Rama në konferencën e përbashkët Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian.

“Patëm një samit të mirë, ai samit tregoi dicka që është thelbësore që të gjithë ishin këtu, rajoni ishte larg duarve të Rusisë, ishte këtu si rajon që kërkon që të jetë pjesë e BE-së.

Sa i përket industrisë ushtarake, ne si Serbia apo Bosnja, Kroacia nuk kemi industri prodhuese të mjeteve ushtarake, duam ta kemi për vendin tonë, po punojnë që të gjejmë partnerin e duhur dhe të gjejmë infrastrukturën e vjetër, propozimi i Zelenskyt nuk ka asgjë të jashtëzakonshme”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat