Tragjedia e familjes Hoxha në Lushnjë! Babë e bir që humbën jetën, sot kishin nisur punën, i riu sapo ishte kthyer…

Shqipëria

Tragjedia e familjes Hoxha në Lushnjë! Babë e bir që humbën jetën, sot kishin nisur punën, i riu sapo ishte kthyer…

Më: 1 mars 2024 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në një kapanon në ndërtim në Lushnjë tronditi opinionin publik.

Ishte ora 15:30 kur babë e bir Roland dhe Lidio Hoxha ndodheshin në vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, lëvizje e cila i mori jetën.

Dyshohet se një një bombul oksigjeni ka nxitur shpërthimin e fuqishëm që la pas edhe disa të plagosur, mes tyre edhe deputetin socialist Bujar Çela.  Shpërthimi u ndje në të gjithë qytetin.

Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vendngjarje Roland Hoxha, vinçieri, ndërsa djali i tij, Lidio, humbi jetën rrugës duke ardhur në Tiranë për te trauma.  I riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni.

Sot ishte dita e parë e punës për të dy, por ata nuk e dinin që kjo do të ishte edhe dita e fundit…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat