Bëri drift me makinë në një qendër të banuar në Mat, gjobitet me 40 mijë lekë 32-vjeçari

Shqipëria

Bëri drift me makinë në një qendër të banuar në Mat, gjobitet me 40 mijë lekë 32-vjeçari

Më: 5 mars 2024 Në ora: 11:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Bazuar në disa pamje filmike në të cilat shfaqet një automjet me targa italiane, duke kryer manovra të rrezikshme (drift), në qytetin e Burrelit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe ata të Policisë Rrugore kanë kryer veprimet për identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesit të automjetit.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E.H., 32 vjeç, banues në Itali, është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin e tij.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Policisë Rrugore i’u vendos masa administrative 40 000 lekë, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat