Sholla: Çfarë duhet të bëjmë me kurrikulat e shkollave

Shqipëria

Sholla: Çfarë duhet të bëjmë me kurrikulat e shkollave

Më: 8 mars 2024 Në ora: 21:45
Altin Sholla

Altin Sholla, doktor i shkencave ekonomike i ftuar në emisionin “Sintezë” nga Brenton Kotorri në News 24, tha se shumë profesione do të zhduken në të ardhmen për shkak të zhvillimit të teknologjisë.

“Ne jemi në rrugën e duhur që përmes teknologjisë së informacionin për të arritur rezultatin që doni. Mendoj se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për të qenë pjesë e zhvillimeve të telekomunikacionit.

Ne duhet të ndryshojmë pak edhe mentalitetin, ose qasjen ndaj të mësuarit. Duhet të fusim konceptin e të mësuarit në mënyrë të vazhdueshme. Ne duhet të adaptohemi kundrejt këtyre zhvillimeve.

Në fushën e edukimit po hyn edhe aftësimi praktik dhe nëpërmjet këtyre aftësimeve mund të jesh i adoptueshëm në tregun e punës. Shumë profesione të së tashmes do të zhduken. Inteligjenca artificiale ka bërë një revolucion shumë të madh”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat