​Akuzohen për rrëmbim e dhunë, ekstradohen nga Gjermania e Britania dy shqiptarë

Shqipëria

​Akuzohen për rrëmbim e dhunë, ekstradohen nga Gjermania e Britania dy shqiptarë

Më: 10 mars 2024 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Dy shtetas shqiptarë janë ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania në Shqipëri sot.

Policia e Shtetit njofton se nga Gjermania është ekstraduar shtetasi Abedin Bacja, (34), lindur në Fier dhe i dënuar me pesë vjet burgim, nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Po ashtu nga Britania është ekstraduar një 43-vjeçar nga Mati, i akuzuar për dhunë në familje dhe shkatërrimi i pronës.

Në vitin 2013, shtetasi Abedin Bacja dhe 2 shtetas të tjerë, kanë marrë me forcë, në automjet, shtetasin A. Xh.. Më pas kanë telefonuar babanë e tij, të cilin e kanë kanosur për jetën e shtetasit A. Xh., nëse nuk iu jepte shumën 7500 euro.

Ndërsa shtetasi R. M. vitin 2021, ka goditur në kokë dhe në trup, me send të fortë kunatin e tij, dhe i ka dëmtuar automjetin.

Policia e Shtetit do të vijojë operacionet e përbashkëta me partnerët në të gjithë botën, për ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat